LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, UNSHM për nesër paralajmëron bojkot të procesit arsimor për shkak të ndotjes së ajrit

Maqedoni, UNSHM për nesër paralajmëron bojkot të procesit arsimor për shkak të ndotjes së ajrit

Në njoftimin e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNSHM), thuhet se është marrë vendim që të bojkotohet procesi arsimor për ditën e nesërme për shkak të ndotjes së ajrit.

“Ju informojmë se Unioni ka marrë vendim që të bojkotojë procesin arsimor ditën e nesërme (20.12.2019) për shkak të ndotjes enorme në vend. Nxënësit do të bashkëngjiten në protestën masive kundër ndotjes së ajrit në Shkup”, thuhet në njoftimin e UNSHM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se bojkotimi do të realizohet në qytetet më të ndotura si Tetova, Gostivari, Kumanova, Shkupi dhe Manastiri.


” Ne kemi marrë vendim vetëm për ditën e nesërme që të bojkotojmë, ndërkaq ne do të monitorojmë situatën dhe do të vendosim se a do ta vazhdojmë bojkotin”, thuhet në njoftimin e UNSHM-së.

Ndryshe, qytetet e Maqedonisë kohëve të fundit janë me ndotje të madhe të ajrit. Problemi i ndotjes së ajrit është problem i kamotshëm i Maqedonisë, posaçërisht gjatë sezonit të dimrit. Shkupi disa herë ka qenë qyteti më i ndotur në botë ndërsa qytetet tjera janë në gjendje gati të njëjtë me Shkupin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori