Agjencitë turistike thonë se numri në rritje i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut po bën që situata të ndryshojë brenda orësh, andaj thonë se në këtë situatë, askush nuk mund të planifikojë pushime, pavarësisht se janë ulur edhe çmimet
Pandemia e koronavirusit ka ndikuar që të ulet numri i turistëve të huaj, që vizitojnë vendet turistike në Maqedoninë e Veriut. Kështu thuhet në të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, ku nëse krahasohen të dhënat e muajit prill, me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, del se numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Maqedoninë e Veriut, ka pasur ulje deri në 99.7 për qind. Përfaqësuesit e sektorit të hotelerisë, thonë se turistët nga vendet skandinave që zakonisht frekuentonin, qytetet turistike si Ohrin dhe Strugën, tashmë kanë anuluar rezervimet për pushime. Ndërkohë, numri i turistëve vendorë vazhdon të jetë i vogël, pavarësisht se çmimet janë ulur. Agjencitë turistike thonë se numri në rritje i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut po bën që situata të ndryshojë brenda orësh, andaj thonë se në këtë situatë, askush nuk mund të planifikojë pushime, pavarësisht se janë ulur edhe çmimet.
“Për momentin nuk kemi rezervime të mëdha. Ka të tillë që lajmërohen, pyesin për çmimet, por asnjë konkrete, vështirë përcaktohen për të rezervuar. Fakt është që çmimet e shërbimeve në sektorin e hotelerisë janë ulur, jo vetëm te ne, por gjithandej. Presim turistë nga vendi sepse të huajt që më herët i kanë anuluar rezervimet e tyre. Duhet ta pranojmë që sezoni i sivjetmë turistik është me shumë pikëpyetje”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Kërste Bllazhevski, kryetari i Asociacionit të hotelierëve në Maqedoninë e Veriut. Për të ndihmuar sektorin e hotelerisë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, nga 15 korriku do t’u japë 130.000 qytetarëve kuponë në vlerë prej rreth 100 eurove për turizëm vendorë dhe kartela të pagesës prej rreth 50 eurosh për pushime vendore në Maqedoninë e Veriut, të cilat mund t’i shfrytëzojnë deri në fund të këtij viti.
Nga Ministria e Ekonomisë kanë thënë se përmes lëshimit të kuponëve për turizëm vendorë, synohet që të mbështetet sektori i turizmit, përkatësisht hotelerisë dhe objekteve të gastronomisë, të cilat mund të përballen me krizë ekonomike, nga kriza me koronavirusin. “Duke pasur parasysh faktin se turizmi është një nga degët më të prekura nga kriza e koronavirusit, jemi të bindur që turizmi vendas mbetet shpresa më e madhe për mbështetjen e kësaj industrie”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, teksa prezantoi planin për lëshimin e kuponëve, që do t’u jepen qytetarëve që nuk kanë të ardhura mujore më shumë se 250 euro. Përfaqësuesit e sektorit të turizmit presin që kjo nismë e qeverisë të kontribuojë në rritjen e turizmit vendor.
Përhapja e koronavirusit ka imponuar që të ndërmerren një sërë masash që duhen plotësuar nga bizneset hoteliere. Këta të fundit duhet t’iu përmbahen protokolleve të përcaktuara nga qeveria, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë të këtij virusi. Disa nga masat përfshijnë pastrimin dhe dezinfektimin e hapësirave gjatë gjithë kohës. “Veçanërisht, kemi vështirësi të mëdha që t’iu përmbahemi protokolleve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit të pushuesve, por edhe shëndetin e stafit. Për bujtinat e vogla dhe vilat, masat janë të kushtueshme dhe nuk mund të arsyetohen me çmimet që i kemi për pushuesit. Marrë parasysh situatën me COVID-19 (sëmundja që e shkakton koronavirusi), ne si bujtinë e vogël jemi duke kalkuluar a do të jetë efektive mbulimi i shpenzimeve, andaj jemi duke menduar që në këtë sezon do të jetë e nevojshme që të pauzojmë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Albert Hani, pronar i një bujtine në afërsi të Liqenit të Ohrit në Strugë. Nga sektori i hotelerisë thonë se sa më shpejt duhet të hartohet një strategji, e cila do t’u mundësonte që të merrni mjete, me qëllim të sektori i turizmit të mbijetojë. Në të kundërtën, ata paralajmërojnë se shumë biznese do të shkojnë drejt mbylljes.(REL)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025