LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, trupi për pajtim në Kuvend nuk do të mblidhet as sot

Maqedoni, trupi për pajtim në Kuvend nuk do të mblidhet as sot

Si duket vazhdojnë përçarjet brenda trupit parlamentar për pajtim dhe integrim. Pas anulimit të mbledhjes së caktuar për të premten e kaluar, trupi nuk do të mblidhet as sot.

Burime brenda anëtarëve për Alsat bëjnë të ditur se përçarjet vazhdojnë dhe se trupi nuk do të thirret pa u kaluar dallimet.

Acarimet mes anëtarëve u shfaqën pas arrestimit të ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov.


Jo zyrtarisht, mbledhja do të thirret më 28 nëntor, datë kjo kur OBRM-PDUKM-ja ka paralajmëruar protesta para Kuvendit në vigjilje të një vjetorit të arrestimeve të deputetëve, funksionarëve dhe anëtarëve të saj, të dyshuar për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend.