Maqedoni: “Të shfrytëzohen të gjitha programet për kancerin në qafën e mitrës”

“Kanceri në qafën e mitrës është një ndër karcinomet më parandalues tek njeriu. Prej fillimit të shekullit 21 ka vaksinë kundër shkaktarit të kancerit, ajo është humana papiloma virus, e gjithashtu gjithnjë e më shumë po përsosen metoda të zbulimit të hershëm. Nevojitet të vazhdohet edukimi dhe informimi i popullatës, si dhe edukimi i popullatës së re”.
Ky është përfundimi nga tribuna e sotme për kancerin në qafën e mitrës, që e organizoi Shoqata për luftë kundër kancerit “Borka – për çdo ditë të re”.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se sot shënohet Java evropiane e luftës kundër kancerit në qafën e mitrës.
“Gjatë vitit 2019 punuam intensivisht në avancimin e programit në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë për preventivë nga kjo sëmundje. Në suaza të programit dërgohen ftesa në tre grupe të moshës madhore tek pacientet në mbarë shtetin dhe bëhen kontrolle të detajuara të rregullta. Me atë që analizohen rezultatet dhe intervenohet herët nëse gjendet ndonjë parregullsi, në kuptim të ndryshimit fillestar të epitelit të cerviksit të mitrës”, tha Filipçe.
Filipçe informoi se si pilot-projekt në kuadër të Klinikës universitare për gjinekologji dhe obstetrikë në Shkup do të bëhet testimi nga virusi HPV. Nëse testimi bëhet, kjo do të thotë se gruaja në pesë vitet e ardhshme do të lirohet nga kontrollet e detajuara të rregullta, të mos duhet të shkojë çdo të tretin vit dhe nëse detektohet të veprojë në pajtim me protokollet evropiane.
Kryetarja e Shoqatës “Borka – për çdo ditë të re”, Biba Dodeva deklaroi se tashmë 11 vite e shënojnë Javën evropiane për ngritjen e vetëdijes për kancerin në qafën e mitrës.
Ajo potencoi se pas 11 viteve tashmë po shihet përparimi në atë që e bëjnë si shoqatë së bashku me institucionet relevante dhe Qeverinë. Në vitin 2009 numri i pacientëve të rinj të diagnostifikuar ishte mbi 500 raste të reja nga kanceri në qafën e mitrës, tani ai numër është mbi 200 apo pothuajse përgjysmë janë pakësuar pacientët me diagnozë të re. Dodeva tha se do të vazhdojnë me edukimin dhe informimin e popullatës, tribuna të ndryshme nëpër qytete dhe edukim të popullatës së re.
Kryetari i Shoqatës së Maqedonisë për patologji cervikale, kolposkopi dhe HPV, Gordan Dimitrov theksoi se gradualisht PAP – testi shkon në histori dhe shtoi se shekulli 21 është shekull i testimit HPV si në mënyrë primare të shihet se sa gra janë të infektuara. Më pas të bëhet procedura diagnostike dhe zbulimi i hershëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra në Dellçevë

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Kërkesat e sindikatës për rritjen e pagës minimale do të presin të paktën edhe 10 ditë

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës