LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sot fillon faza e dytë e ndryshimeve kushtetuese

Maqedoni, sot fillon faza e dytë e ndryshimeve kushtetuese

Komisioni për çështje kushtetuese sot do ta fillojë diskutimin për katër draft-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës, i cili pritet të zgjat 12 ditë.

Seancën plenare kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili gjithashtu është edhe kryetari i Komisionit për çështje kushtetuese, e ka caktuar për 1 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zoran Zaev të premten në konferencë për shtyp tha se katër amendamentet kushtetuese janë të thjeshtë, nuk kanë asgjë kontestuese dhe janë në pajtim me standardet ndërkombëtare.


Përndryshe, deputetët në Kuvend më 19 tetor me 80 vota “për” sollën vendim për hapjen e Kushtetutës dhe ndryshimin e saj sipas Marrëveshjes së Prespës. Tetë deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit të saj votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese.

Tani amendamentet mund të miratohen me shumicë të thjeshtë prej 61 votave, ndërsa më pas do të shkojnë në diskutim, kurse kohëzgjatjen e cakton Parlamenti.

Vendimi përfundimtar për miratimin e amendamenteve sillet me dy të tretat e votave të deputetëve. Për amendamentin e preambulës së Kushtetutës përveç dy të tretave, i nevojshëm është edhe votimi me Badenter./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Lajme
Kalo në kategori