Maqedoni, sindikalistët me kërkesa ndaj qeverisë për ruajtjen e vendeve të punës
Odat ekonomike në Maqedoninë e Veriut dhe Lidhja e Sindikatave kërkojnë që shteti të ndihmojë sektorin e biznesit, në mënyrë që të sanohen dëmet nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi. Ata thonë se ndihma e planifikuara financiare, duhet të orientohet që të ruhen vendet e punës.
Lidhja e Sindikatave në Maqedoninë e Veriut kërkon që të vazhdohet masa për pagesën e pagës minimale përmes subvencionimit nga shteti, moratoriumi për borxhet që kanë familjet me status të rrezikuar social ndaj përmbaruesve, të vazhdohet pagesa e rrogës së plotë për të gjithë të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna dhe nënat që kanë fëmijë deri në moshën 10-vjeçare si dhe të vazhdohet pagesa e pagave pa ndalesa për të gjithë ata që do të infektohen me koronavirus.
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Darko Dimovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se prioriteti kryesor mbetet ruajtja e vendeve të punës. Ai thotë se për të shmangur keqpërdorimet nga ana e kompanive me mjetet që marrin nga shteti për të menaxhuar krizën ekonomike, është me rëndësi që ato mjete të dërgohen në llogaritë bankare të të punësuarve.
“Lidhja e Sindikatave kërkon që të vazhdohet me subvencionimin e pagës nga ana e shtetit në të gjithë ata sektorë ku është ulur prodhimtaria për më shumë se 30 për qind. Por, më e rëndësishme është që subvencionimi i pagës të shkojë në mënyrë direkte te llogaria e të punësuarve në firmat që kanë pësuar dëme nga kriza e pandemisë, dhe jo në llogari të këtyre kompanive sepse kishim përvoja të hidhura në shumë raste gjatë muajve të kaluar, kur disa pronarë, këto mjete nuk i riorientuan për të paguar punëtorët, por pronarët i mbajtën për vete”, thotë Dimovski.
Ndërkaq, ministri i Financave në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka treguar se në çfarë mënyre do të shpërndahen mjetet e Pakos së katërt për ndihmë gjatë pandemisë. Ai është zotuar se në këtë ndihmë do të përfshihen të gjithë sektorët e prekur nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi.
“Në kategorinë e masave që kanë të bëjnë me ruajtjen e vendeve të punës, një pjesë e këtyre masave mbeten të njëjta, përderisa një pjesë do të ridizajnohen dhe gjithsesi do të kemi dhe një kategori të masave krejtësisht të reja. Sa i përket kategorisë që ka të bëjë me përkrahjen e pagesës së pagave, do të ndihmohen kompanitë që kanë qenë më të dëmtuara”, thotë ministri Besimi.
Ministri i Financave shton se shteti do të jetë si garant për të gjitha kompanitë që po përballen me vështirësi, në mënyrë që të mund të marrin kredi dhe ta mbijetojnë këtë krizë.
“Do të jetë shteti garanci për marrjen e kredive nga Banka për Zhvillim për të gjitha firmat që do të kenë nevojë për kredi. Gjithashtu me qëllim që të zvogëlojmë normat e interesit, do të kemi dhe linja kreditore pa kamatë nga Bashkimi Evropian, sidomos për kompanitë që drejtohen nga gratë, si dhe të rinjtë që do të kenë projekte inovative”, thotë Besimi.
Më shumë se 20 mijë qytetarë janë larguar nga puna si rrjedhojë e krizës që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, thonë të dhënat e paraqitura nga institucionet.
Nga organizatat joqeveritare theksojnë se numri i të punësuarve që janë larguar nga puna është shumë më i lartë, për shkak se një pjesë e madhe e tyre ishin të përfshirë në ekonominë joformale, andaj dhe nuk janë të regjistruar si persona që kanë mbetur pa të ardhura financiare.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se do t’u japë ndihmë qytetarëve në formën e kartelave për blerje, për të inkurajuar konsumin privat.
Paratë do t’u shpërndahen njerëzve të papunë, pensionistëve me pensione deri në 15 mijë denarë (243 euro), prindërve vetushqyes dhe personave që kanë mbetur të papunë për shkak se kompanitë ku kanë punuar kanë falimentuar.
Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se kjo formë e ndihmës paraqet impuls të mirë për ekonominë e vendit dhe sado pak amortizon goditjen financiare që kanë marrë familjet me status të rrezikuar social nga kriza e koronavirusit.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Arben Halili, thotë për Radion Evropa e Lirë se shpërndarja e kartelave duhet bërë në mënyrë me efikase përkatësisht ato të dërgohen në adresat e banimit dhe jo të shpërndahen përmes bankave.
“Këta kuponë (kartela) që paralajmërohen për pensionistët, personat e papunë, si dhe ata që kanë të ardhura mujore shumë të ulëta, duhet të mbështeten, por mendoj se qasja e shpërndarjes duhet të ndryshohet, përkatësisht ato të ndahen direkt në adresat e banimit. Kështu do arrihej edhe qëllimi i qeverisë për të stimuluar konsumin, por do të pamundësohej dhe shpërndarja e koronavirusit”, thotë Halili./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje