LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shporta minimale sindikaliste 48.620 denarë

Maqedoni, shporta minimale sindikaliste 48.620 denarë
Foto: Ilustrim

Në korrik të këtij viti një familje katëranëtarëshe i ishin të nevojshme 48.620 denarë për të plotësuar shportën minimale sindikaliste, tregojnë llogaritjet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Prej tyre, 20.004 denarë ose 44.6 për qind kanë qenë të nevojshme për ushqim dhe pije, 13.664 denarë gjegjësisht 30.46 për qind për banim, 3.247 denarë ose 7.24 për qind për higjienë, 3.720 denarë ose 8.29 për qind për transport, 2.327 për veshmbathje, 1.068 çër kulturë dhe 822 denarë për ruajtjen e shëndetit.

Gjithsej për të gjitha nevojat i janë nevojitur 44.853 denarë, ndërsa kur shtohen edhe shpenzimet e jetesës, 3.768 denarë ose më saktë inflacioni prej 8.4 për qind, arrihet në shumën prej 48.620 denarë.


“Edhe pse inflacioni është në rënie nga muaji në muaj dhe për korrikun është 8.4 për qind, megjithatë shporta minimale është rritur nga muaji paraprak qershor për 441.00 denarë. Këtë rritje e pësojnë punëtorët dhe qytetarët në këtë shtet, ndërsa rritje më të madhe ka tek banesat, gjegjësisht shpenzimet komunale për 2.4 për qind dhe te ushqimet dhe pijet për një për qind”, thonë nga LSM-ja.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori