LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shpallet thirrje për mësimdhënësit e shkollave fillore për avancim në karrierë në titullin mentor

Maqedoni, shpallet thirrje për mësimdhënësit e shkollave fillore për avancim në karrierë në titullin mentor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se në ueb portalin www.karierenrazvoj.mon.gov.mk është publikuar thirrje e përsëritur për aplikim për mësimdhënësit e shkollave fillore për avancim në titullin “mentor”, që siç thonë nga MASH, është mundësi e re për avancimin në karrierë të mësimdhënësve të shkollave fillore.

“Në thirrje mund të paraqitet mësimdhënësi i shkollës fillore i cili i plotëson kushtet në përputhje me Ligjin për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat ​​fillore dhe të mesme, gjegjësisht të ketë së paku 7 vjet përvojë pune si mësimdhënës, të jetë i punësuar me kohë të pacaktuar dhe t’i plotëson standardet profesionale për mësimdhënës – mentor. Në vetë thirrjen gjendet lista e komunave dhe shkollave të cilave i referohet e njëjta”, thuhet në kumtesën e sotme të MASH-it.

Paraqitja zbatohet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit www.karierenrazvoj.mon.gov.mk , ku në shtojcë të aplikimit bashkëngjitet dokumentacioni përkatës si dëshmi për përmbushjen e kushteve të shënuara. Afati i fundit për aplikim është 20 shkurt 2023.


Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje të gjithë mësimdhënësve nga shkollat ​​fillore publike të shënuara në thirrjen, nëse i plotësojnë kushtet, të paraqesin aplikimin e tyre brenda afatit të përcaktuar, për të ushtruar të drejtën e përcaktuar me ligj për avancim në titullin ” mentor”, ndërsa me këtë edhe të sigurojnë të ardhura personale më të larta.

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori