LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shfrytëzohen mbi 12 milionë euro nga programi Ipard 2

Maqedoni, shfrytëzohen mbi 12 milionë euro nga programi Ipard 2

Firma nga Shtipi “Euro Llozar” në fshatin Llakavicë është shembull pozitiv për shfrytëzim të mjeteve nga Programi IPARD 2, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski. Pas vizitës së kapacitetit, Nikollovski theksoi se “Euro Llozar” është shembull i shkëlqyeshëm për furnizim të makinerisë bashkëkohore për vjelje të vishnjave. Makineria i zëvendëson punonjësit sezonal. Kushton 50.000 euro, ndërsa përmes Programit IPARD 2 janë financuar 50 për qind nga mjetet.

Sipas ministrit, deri më sot janë firmosur marrëveshje me bujqit dhe firma për shfrytëzim mbi 12 milionë euro nga ky Program.

“Janë firmosur rreth 688 marrëveshje të ndryshme, siç pamë edhe pamë, në dy masa: për mbështetje të bujqve, investime në mjete materiale dhe mjete për investime në industrinë e përpunimit. Gjithsej 6,2 milionë euro janë për mbështetje të ekonomive bujqësore me mekanizëm dhe furnizime të tjera, ndërsa rreth 6,1 milionë në masën e tretë për investime në përpunim”, theksoi Nikollovski.


Sipas tij, janë bërë përpjekje të mëdha për firmosje sa më të shpejtë të marrëveshjeve me bujqit dhe firmat. Për mbi 107 marrëveshje është në vijim procedura për pagesën e mjeteve.

Ai apelon që bujqit t’i shfrytëzojnë këto të holla evropiane, ndërsa tanimë pasojnë edhe shpallje të reja për mjete nga Programi IPARD 2.

Drejtori i Agjencisë për Nxitje dhe Zhvillim të Bujqësisë Nikolla Babovski tha se bujqit dhe kapacitetet përpunuese duhet t’i shfrytëzojnë këto mjete për modernizim të prodhimtarisë së vet, ndërsa me këtë edhe të jenë konkurrentë të tregjeve evropiane, ndërsa me atë edhe të kenë edhe prodhimtari cilësore, por edhe çmim më të mirë.

Vitin e kaluar ka pasur nevojë për mbi 100 punëtorë sezonal por këtë vit me ka pasur nevojë prej mbi 100 punonjës sezonal, por sivjet, me veglën e re, duke e përfshirë në vjelje dhe familjen e tij më të ngushtë nga shtatë njerëz, vjelja ka përfunduar për vetëm 10 ditë, ndërsa janë mbledhur mbi 300 tonë vishnja. Mitevski porositi që bujqit ta modernizojnë prodhimtarinë dhe të marrin pjesë në thirrjet e IPARD-it.

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori