LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, PSP kërkon informata edhe nga kompania që ka bërë mirëmbajtjen e sistemit AKMIS

Maqedoni, PSP kërkon informata edhe nga kompania që ka bërë mirëmbajtjen e sistemit AKMIS

Prokuroria speciale publike nga kompania e softuerit “Edusoft”, e cila e ka përgatitur dhe e mirëmban sistemin për shpërndarje të lëndëve gjyqësore e njohur si AKMIS, ka kërkuar informacione për opsionet dhe funksionet e aplikacionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nuk është e njohur nëse bëhet fjalë për procedurën e njejtë parahetimore që e njoftoi prokurorja Katica Janeva pas bastisjes te ish kryetari i Gjykatës penale, Vlladimir Pançevski.

Kompania “Edusoft” bën mirëmbajtjen e AKMIS sistemit që nga lëshimi i tij në shërbim, në vitin 2009 deri në fundin e vitit të kaluar. Në pyetjen e ‘Makfaks’ se a është e mundur të ketë ndikim nga faktori njeri në ndarjen e lëndëve, nga “Edusoft” u përgjigjën se të gjitha ndryshimet në aplikacion janë të regjistruara. “Aplikacioni i mundëson të gjitha funksionet të kërkuara nga ekipi i ekspertëve gjatë analizës për përgatitjen e sistemit dhe nga ekipi i punës në fazat e mirëmbajtjes.”, thonë nga kompania “Edusoft”.


Në kontekst të deklaratave se sistemi ka pësuar rënie të shumta, nga “Edusoft” thonë se ajo gjë ka mundur të ndodhë si pasojë e përditësimit të sistemit, por nuk përjashtohet mundësia të jetë për shkak të sistemit aktual në kompjuterët e gjykatave. Nga viti 2010 sistemi për ndarje automatike të lëndëve AKMIS është funksional në të gjitha 34 gjykatat e Maqedonsië duke e zëvendësuar ndarjen në dorë të lëndëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori