LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Problemi me qentë endacak, rrezikohen kalimtarët

Maqedoni: Problemi me qentë endacak, rrezikohen kalimtarët

Sulmet nga qentë endacak janë aktivizuar në lagje të ndryshme të vendit. Këtë e dëshmojnë edhe raportet e policisë duke njoftuar thuajse për çdo ditë nga një sulm të ri ndaj qytetarëve. Madje, shumë prej qytetarëve të anketuar shprehen se kanë qenë dëshmitarë të sulmeve, posaçërisht ndaj fëmijëve.

“Janë të rrezikshëm. Para disa ditësh e kafshoi një fëmijë, e dërguam në ambulancë, ishte rreth 5 vjet”.

“Është shumë rrezik. Nuk mund të lëvizin lirshëm fëmijët e as të rriturit. Kjo është e rrezikshme, çdo qen është i tërbuar, vrapojnë njerëzit nëpër ambulanca e spitale. Kjo nuk është mirë, është shekulli 21, shteti duhet të ndërmarrë diçka për qentë endacak”.


Siç thonë qytetarët, vendet e preferuara të qenve endacak mbeten marketet me prodhime të ndryshme ushqimore si dhe kontejnerët e mbeturinave. Gjithashtu, qytetarët kërkojnë që shërbimet “shinter” të jenë me aktiv në qytet dhe të largojnë qentë nga rruga.

“Në të gjitha marketet mund të takosh nga tre-katër qen. Nuk guxon ta hedhësh mbeturinat. Nuk di si të them por duhet të helmohen.. Nuk mund tu besosh, janë shumë, unë jetoj në Radishan dhe ka plot e përplot qen”.

“Janë të rrezikshëm për të gjithë Duhet të vijnë shërbimet Shinter, ti mbledhin dhe ti likuidojnë prej këtu, ti dërgojnë atje ku kanë vendin”.

Institucionet përkatëse akoma nuk kanë miratuar një vendim të posaçëm se si do të veprohet ndaj tyre. Ndërsa mjekët sqarojnë se rreziku kryesor i kafshimit nga qeni është ai i një plage që lë shenja të shëmtuara dhe të rënda. Gjithashtu, kafshimi provokon plagë pak a shumë të madhe e të thellë, me dhimbje dhe skuqje në zonën rrethuese. Sëmundjet infektive të qenve endacakë dhe të pa vaksinuar që mund të transmetohen te njeriu, janë shumë të rrezikshme, sepse shpesh mund të shkaktojnë edhe vdekjen. Njëra nga këto sëmundje është tërbimi. Tërbimi është një sëmundje vdekjeprurëse, të cilën e mbartin qentë e infektuar./Alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=Qnmm1ZbmUvo

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori