LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, Ligji kundër diskriminimit së shpejti do të shkojë për votim

Maqedoni, Ligji kundër diskriminimit së shpejti do të shkojë për votim

Kuvendi sot mbaroi me debatin mbi Propozim-ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Debati mbi Propozim-ligjin për anti-diskriminim, që është me flamur evropian, kaloi me kundërshtimin e qëndrimeve nga pushteti dhe opozita, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për pushtetin, ky ligj është ligj evropian, demokratik dhe më të avancohen të drejtat dhe liritë e njeriut ndërsa për opozitën, me këtë ligj  hapet mundësia për ridefinimin e kategorisë së familjes, fshirje e martesës si dhe bashkësia e burrit dhe gruas dhe kritere të reja për adoptim.


Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska para deputetëve sqaroi se bëhet fjalë për zgjidhje ligjore ku respektohen standardet evropiane dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e qytetarëve nga secili lloj i diskriminimit.

“Janë përfshirë të gjithë bazat e diskriminimit, ndërsa me të vendosen mekanizma efikas për mbrojtje”, tha Carovska duke shtuar se më në fund vendon do ta pozicionojmë drejt BE-së si shtet që kujdeset për qytetarët e saj për mborjtje dhe diskriminim.

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev disa herë e pyeti Carovskën nëse ky ligj heq definicionin e martesës si bashkësi e gruas dhe burrit.

“Cili është qëndrimi juaj personal, si Mila Carovska, por edhe si ministre për martesën, a është bashkësi mes gruas dhe burrit apo diçka tjetër. Në pjesën e adoptimit, nëse ridefinohet martesa, a do të ridefinohet edhe adoptimi”, pyeti Gjorçev ministren Carovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori