LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, javën e kaluar janë regjistruar 535 persona me grip

Maqedoni, javën e kaluar janë regjistruar 535 persona me grip

Gjatë javës së kaluar (nga 14 janari deri në 20 janar) janë regjistruar 535 persona të prekur nga gripi, me çka numri i të sëmurëve është rritur për 90 për qind, krahasuar me një javë më herë ku u regjistruan 281 të sëmurë nga gripi, thuhet në raportin Institutit për Shëndet Publik.

Aktiviteti i virusit të gripit, siç thonë, është në  nivelin sezonal, gjegjësisht ende nuk është arritur pragu i hyrjes së sezonit të gripit.

Numri më i madh i të sëmurëve me grip janë të moshës 15-64 vjet. Numri më i madh i të sëmurëve janë paraqitur nga rajoni i Gostivarit (183).


Në sezonin 2018-2019 janë sëmurë gjithsej 2.230 persona./Telegrafi/