LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, gjithnjë e më pak besim te gjyqësori

Maqedoni, gjithnjë e më pak besim te gjyqësori
????????????????????????????????????

Besimin për gjykim të drejtë në Maqedoninë e Veriut e kanë humbur 2/3 e qytetarëve, ose 65.7% e tyre, dhe vetëm 19.3% besojnë në të kundërtën, ndërsa për gati ¾ e qytetarëve ligji nuk vlen njësoj për të gjithë, tregon sondazhi i fundit nga Instituti për Hulumtime Politike. Ky sondazh ka treguar edhe dallimet e mendimeve të etnive. Derisa tek maqedonasit besimi në gjyqësor është shumë i ulët me vetëm 14.8%, tek shqiptarët kjo shifër arrin deri në 32.7%, ndërsa të mendimit se Maqedonia e Veriut nuk mund të gjykoj drejtë janë 73.2% e maqedonasve dhe vetëm 42% e shqiptarëve. Përqindja e lartë është edhe sa i përket mungesës së zbatimit të ligjit, pasi për 73.9% e të anketuarve, ligji në Maqedoninë e Veriut është “për dikë nënë e për dikë njerkë”.

Duke krahasuar me sondazhin e para 4 viteve të kryer nga IHP vërehet se nuk ka ndonjë ndryshim të theksuar të mendimit, edhe pse ekziston një rritje e lehtë e numrit të qytetarëve të cilët besojnë se ligji në Maqedoninë e Veriut nuk zbatohet njëjtë për të gjithë.

Analiza e strukturës etnike edhe këtë herë ka treguar që shqiptarët janë më optimist sa i përket zbatimit të ligjit me 51%, për dallim nga 81.8% e maqedonasit që nuk besojnë në zbatim të njëjtë të ligjit. Për drejtësi selektive janë shprehur mbi 90% e të anketuarve në rajonin e Vardarit dhe atë Lindor, dhe vetëm 60% e rajonit të Pollogut.


Shifrat janë shqetësuese edhe sa i përket efikasitetit të gjyqësorit, pasi 70.9% nuk besojnë se Maqedonia e Veriut ka gjyqësor efikas dhe vetëm 16.4% e perceptojnë si efikas. Edhe për këtë çështje anketa e IHP-së nga viti 2019 tregon se ka rritje të numrit të qytetarëve të cilët nuk besojnë në efikasitetin e gjyqësorit. Pavarësisht se diferenca mes dy sondazheve është e ulët, dallim i madh është vërejtur në perceptimet mes etnive, shqiptarëve (46%), dhe maqedonasve (80%). Në përgjithësi, besimi në sistemin e drejtësisë është shumë i ulët (24%), e diku afër janë edhe shifrat sa i përket besimit në prokurori, pasi 67% e të anketuarve nuk i besojnë as prokurorisë, dhe vetëm 25% kanë besim në të. Besim të ulët gëzon edhe Avokati i Popullit me vetëm 35%. 75.3% janë të mendimit se gjyqësori në Maqedoninë e Veriut nuk është i pavarur, ndërsa 11% mendojnë se ai po i reziston ndikimeve të jashtme.

Nëse në vitin 2019 më pak se 60% e qytetarëve kanë besuar se gjyqësori nuk është i pavarur, sot kjo shifër shkon në mbi 75%, që tregon se për këtë çështje ka edhe rritje të numrit, por edhe dallime mes etnive, shqiptarët (52.9%), maqedonasit (83%). Hulumtimi u realizua nga 1 deri më 4 shkurt 2023 me gjithsej 1115 të anketuar./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Kalo në kategori