Koalicionet parazgjedhore ndërmjet partive shqiptare dhe atyre maqedonase në Maqedoninë e Veriut, gjashtë muaj para zgjedhjeve, mbeten të padefinuara.
Partnerët e koalicionit qeverisës Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, thonë se ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar nëse do të garojnë me lista të përbashkëta si koalicion ndëretnik që para zgjedhjeve parlamentare dhe atyre presidenciale në pranverën e vitit të ardhshëm, megjithëse theksojnë se një gjë e tillë ka shumë gjasa të ndodhë.
Ndërkohë, partia maqedonase në opozitë, OBRM-PDUKM, dhe blloku i partive shqiptare në opozitë, Lidhja Evropiane për Ndryshim, thonë se në zgjedhjet e ardhshme do të garojnë ndaras.
Nga selia e socialdemokratëve (Lidhja Social-Demokrate të Maqedonisë së Veriut) për Radion Evropa e Lirë kanë theksuar janë duke realizuar anketa nëse për qytetarët është ose jo e pranueshme gara si një bllok i përbashkët parazgjedhor.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, i cili drejton dhe Lidhjen Social Demokrate ka theksuar se thelbësore për dakordimin për të garuar bashkërisht me partitë shqiptare, mbeten vlerat e përbashkëta për një shoqëri moderne dhe shtet modern me vlera evropiane.
“Ne kemi një marrëveshje të qartë koalicioni me Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të publikuar në vitin 2020. Sigurisht që po diskutohen modalitetet me ta, por qëllimi për të arritur një koalicion evropian që do të udhëheqë një front të gjerë është gjëja kryesore që do t’i bashkojë partitë në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ai.
Ndërkohë, nga partia shqiptare në pushtet, BDI, kanë thënë se janë duke menduar për një front parazgjedhor mes partive shqiptare dhe atyre maqedonase që për kauzë parësore do të kenë shtytjen e proceseve, nga të cilat varet përshpejtimi i integrimit në Bashkimin Evropian.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka thënë për Radion Evropa e Lirë(REL) se vendimin përfundimtar partia që drejton do ta marrë gjatë javës së ardhshme.
Kurse, partia maqedonase në opozitë, OBRM-PDUKM, ka thënë se do të garojë e vetme në zgjedhje, duke shtuar se pas zgjedhjeve përparësi do të ketë opozita.
“E ndershme është që në zgjedhje të dalësh me diçka që mund ta realizosh më pas.
Natyrisht, pas zgjedhjeve dhe për shkak të realitetit në Maqedoni, ne jemi të gatshëm të bisedojmë me partnerë potencialë nga i ashtuquajturi ‘kampusi shqiptar’ dhe të shohim nëse programet tona mund të kombinohen. Sigurisht që këtu ka përparësi ajo që tani është e ashtuquajtura opozita shqiptare”, ka thënë për REL-in, Aleksandar Nikolovski, nënkryetar i OBRM-PDUKM -së.
Njohësit e çështjeve politike kanë theksuar se kapaciteti për koalicione parazgjedhore ndëretnike do t’i jepte një vlerë të re shoqërisë, si dhe do të kursente elektoratin nga nacionalizmi në funksion të sigurimit të votave.
“Koalicionet parazgjedhore mbi-etnikë mund të sjellin kualitet të tri në demokracinë e Maqedonisë së Veriut. Them kualitet të ri pasi deri më tani programet dhe ofertat politike, fushatat parazgjedhore janë dizajnuar sikur po garohet për dy parlamente të ndryshme dhe jo për një parlament dhe sikur do të krijohen dy qeveri të ndryshme – njëra e maqedonasve dhe tjetra e shqiptarëve. Po ashtu, kemi funksionuar në dy realitete, që pas zgjedhjeve jemi ballafaquar me realitetin e Maqedonisë së Veriut”, ka thënë për REL-in Xhelal Neziri, njohës i zhvillimeve politike.
Blagojçe Atanasoski, politikolog ka potencuar se koalicionet parazgjedhore ndëretnike do të mundësojnë qeveri të qëndrueshme, por njëherësh dhe partitë politike do t’i detyrojnë që të ofrojnë zgjidhje konkrete për problemet që tentojnë shqiptarët dhe jo merren me folklorizëm nacional.
“Temat dhe tezat etnike do të braktisen… Do të flasin për probleme thelbësore dhe reale të jetës së përditshme të qytetarit, pavarësisht nga përkatësia e tij etnike, fetare apo çfarëdo tjetër. Do të thotë do të flasim për projekte, zhvillim, infrastrukturë, të ardhme të përbashkët evropiane”, ka vlerësuar Atanasoski.
Zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale pritet të mbahen më 8 maj të vitit të ardhshëm, ndonëse data ende nuk është shpallur zyrtarisht.
Për mbajtjen e zgjedhjeve me këtë datë është prononcuar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ndërsa e ka mirëpritur edhe opozita maqedonase, OBRM-PDUKM./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/D234-1-696x307-1-e1719520537838-380x233.png)
Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia
![Në “Debat Plus”, publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_13-10-696x396-1-380x233.jpg)
Në “Debat Plus”, publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut
![Partnerët e qeverisë duhet të votojnë zv.ministrat dhe të zgjedhin drejtorët e ardhshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/qeveria-mk-mickoski-380x233.png)
Partnerët e qeverisë duhet të votojnë zv.ministrat dhe të zgjedhin drejtorët e ardhshëm
![Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448943085_25940962715548431_5853267383434331203_n-380x233.jpg)
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë
![Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/keqekolle-380x233.jpg)
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës
![Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/sveclaaaa-380x233.jpg)
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë
![Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/96121719510838-380x233.jpg)
Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë
![Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/82c8ac7b-7a14-4b18-bfe3-5cc91d6fcbb8-380x233.jpg)
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri
![“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_22-4-380x233.jpg)
“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-230938-380x233.png)
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
![Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kurti-ne-bruksel-380x233.jpg)
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
![Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-38-380x233.png)
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
![Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/i-don-t-get-why-jlo-feels-the-ne-380x233.png)
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
![Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-233751-380x233.png)
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
![Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kevin-de-bruyne-380x233.png)
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë