LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Formohet grup i punës për ndryshime në Kodin Zgjedhor

Maqedoni: Formohet grup i punës për ndryshime në Kodin Zgjedhor

“Është formuar grup i punës për Kodin zgjedhor dhe të gjitha partitë kanë nominuar përfaqësues të tyre, sikur edhe institucionet më të rëndësishme dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”.

Këtë e tha sot në konferencë për shtyp Bojan Mariçiq, i cili tha se në Kodin zgjedhor do të vendosen gjithë ato ndryshime në lidhje me modelin e zgjedhjeve për të cilat do të arrihet konsensus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë mënyrë hapim proces i cili do të zgjasë disa muaj dhe në të cilat do të diskutohen edhe çështjet e lidhura me modelin zgjedhor, por edhe çështje tjera të lidhura me procesin zgjedhor, ndërsa para se gjithash ka të bëjë me rekomandimet e OSBE/ODIHR”, deklaroi Mariçiq.


Kishe shumë ide, tha ai, duke e përfshirë edhe një njësi zgjedhore të cilat ishin promovuar prej para zgjedhjeve parlamentare, megjithatë tani prejse është formuar grupi i punës për Kodin zgjedhor do të hyjmë në biseda serioze.

“A do të arrijmë pëlqim të partive politike për një njësi zgjedhore do të shohim nga procesi. Mendoj se është e vlefshme të bisedohet për të gjitha idetë dhe e rëndësishme është të shikohet se çka është ajo që do ta përparojë demokracinë”, deklaroi Mariçiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori