LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, eksportet drejt Kosovës shënojnë rritje prej 40 për qind

Maqedoni, eksportet drejt Kosovës shënojnë rritje prej 40 për qind

Nëse hiqen barrierat, eksporti i Maqedonisë në Kosovë mund të rritet në mënyrë drastike. Pas vendosjes së taksës 100 për qind për mallrat serbe, u hap dera për rritjen plasimit të produkteve të Maqedonisë në tregun e Kosovës. Biznesmenët thonë se afërsia dhe kërkesat në këtë treg janë kushtet kyçe për eksport më të madh, por që të shfrytëzohet ky moment i nevojshëm është përshpejtimi i procedurave për marrjen e licencave dhe autorizimeve për eksport në Kosovë.

“Në periudhën e ardhshme, shpresoj që edhe vendi ynë do të bëjë thjeshtimin e çështjeve administrative lidhur me eksportin në Kosovë, sepse Shqipëria ka bërë një portë shumë të hapur drejt Kosovës. Është e qartë se ekziston një prioritet, mendoj se deri në fund të vitit 2019 edhe tek ne do të ndryshojnë në atë drejtim”, theksoi Daniela Nikolovska, biznesmene

Vetëm në dhjetor të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Drejtorisë doganore, eksporti nga Maqedonia në Kosovë është rritur për 41%, ose në tregun kosovar janë eksportuar mallra me vlerë prej rreth 20 milionë dollarë. Në Kosovë kryesisht eksportojmë produkte të naftës, ushqim dhe produkte farmaceutike. Biznesmenët thonë se deri më tani kanë pasur kapacitete të kufizuara, kryesisht për shkak të pasigurisë politike.


“Mendoj se vetë bashkëpunimi dhe afërsia do të shkojnë në kufi më të lartë. Sidoqoftë, edhe gjatë planifikimit të vitit, ndërsa përparësia e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është në atë që mund të diversifikohen dhe shpejtë të përshtaten”, u shpreh Gabriela Kulebanova, Lidhja e Odave Ekonomike.

Kompanitë – eksportuese nga Lidhja e Odave Ekonomike kërkuan stimulim më të madh shtetëror. Të ndihmohen produktet dhe risitë origjinale përmes një sërë masash të tilla si lirimet tatimore për modernizim dhe teknologji të reja. Të përdoren fonde të caktuara për blerjen e pajisjeve të reja, si dhe të stimulohen partneritetet me investitorë të huaj. Sipas të dhënave të mbi 71 mijë kompanive në vend, vetëm 5 për qind ose rreth 3,500 janë të orientuara drejt eksportit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori