LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, çmimi i gazit natyror 50 për qind më i lirë për tre muaj

Maqedoni, çmimi i gazit natyror 50 për qind më i lirë për tre muaj

Komisioni Rregullator për Energjetikë në seancën e sotme përgatitore solli vendim për ndryshimin e Rregullores për mënyrën dhe kushtet për rregullimin e tarifës për transportin e gazit natyror.

Siç deklaroi për AIM kryetari i KRRE, Marko Bislimovski, me këto ndryshime do të mundësohet që në periudhën nga 1 gushti deri më 15 tetor të këtij viti, gjegjësisht deri në fillimin e sezonit të ngrohjes, çmimi për transferim të gazit për TE-TO, KOGEL dhe Elem energjetika të jetë më i ulët deri në 50 për qind nga çmimi real.

Bislimovski tha se kjo bëhet për shkak të uljes së përdorimit të gazit në këtë periudhë të vitit./Telegrafi/