LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Certifikatat për kalim të COVID-19 do të vlejnë 180 ditë

Maqedoni: Certifikatat për kalim të COVID-19 do të vlejnë 180 ditë

Komisioni për Sëmundjet Infektive në seancën e sotme rekomandoi që kohëzgjatja e certifikatës pas kalimit të Covid-19 në vend të 45 ditëve, të jetë 180 ditë nga data e testit PCR negativ dhe miratoi udhëzimet për trajtimin nga Covid-19 të cilat do të dërgohen te mjekët e familjes.

Zëdhënësi i Komisionit, Zlate Mehmedoviq, në konferencë për shtyp, tha sot se për momentin nuk mendohet për heqjen e certifikatave të tilla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shpjegoi se nëse hiqen certifikatat për hapësira të brendshme, do të ketë transmetim më të madh të virusit.


Mehmedoviq gjithashtu deklaroi se vendet në të cilat janë hequr certifikatat, imuniteti i përgjithshëm nga vaksinimi është më i madh.

Komisioni për Sëmundjet Infektive bëri thirrje për vaksinim dhe marrjen e dozës së tretë për mbrojtje më të madhe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori