LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, besimtarët ortodoksë i festojnë Pashkët

Maqedoni, besimtarët ortodoksë i festojnë Pashkët

Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën më të madhe krishtere Pashkët – Ringjalljen e Krishtit, dita kur Jezu Krishti, sipas besimit të krishterë, e dëshmoi fuqinë e tij hyjnore dhe u ringjall nga të vdekurit.

Ringjallja e Krishtit në mesnatë ishte kumtuar në të gjitha tempujt e Kishës ortodokse të Maqedonisë, ndërsa sot mbahen liturgji rasti.

Kjo festë është bashkim i besimit dhe traditës, e kultivuar që ngaherë, ndërsa fillon Të enjten e Madhe që para lindjes së diellit kur amviset i ngjyrosin vezët e para të Pashkëve.


Kjo traditë kishtare rrjedh që prej shekullit të parë pas Krishtit, përkatësisht kjo praktikohej që në kohën e apostujve të shenjtë – nxënësit e krishtit dhe trashëguesve të tyre.

Ngjyra e kuqe ka simbolikën e fitores. Rëndësia e saj në këtë festë krishtere është se Jezu krishti me ringjalljen e vet e fitoi vdekjen.

Sipas Traditës së shenjtë konsiderohet se Maria Magdalena e para e ka filluar këtë rit për vezët e kuqe të Pashkëve.

Duke e ndjekur shembullin e saj, të krishterët e parë filluan t’i dhurojnë vezët e kuqe në festën e Pashkëve dhe më pas të përshëndeten Krishti u ringjall – Me të vërtetë u ringjall.