LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, arrestohen dy persona të dyshuar për involvim në ngjarjet e 27 prillit

Maqedoni, arrestohen dy persona të dyshuar për involvim në ngjarjet e 27 prillit

Sot janë arrestuar Aleksandar Vasilevski Ninxha dhe Bllazhe Petrovski, i punësuar në Drejtorinë e gjastë të MPB-së dhe ishte i suspenduar për shkak të ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonsië, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Petrovski ka mbajtur pistoletë private, të mbushur me municion, gjë që është në kundërshtim me ligjin. Janë ndalur në veturë Mercedes te shkolla fillore “Stiv Naumov” në lagjen Autokomandë dhe policia ia ka konfiskuar armën zyrtare./Telegrafi/