LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: 90 milionë denarë donacione, javën e ardhshme do të blihen pajisje mjekësore

Maqedoni: 90 milionë denarë donacione, javën e ardhshme do të blihen pajisje mjekësore

Shtretër për kujdes intensiv, respiratorë, aspiratorë, perfuzorë, infuziomatë, rentgen të lëvizshëm, eko aparate …, janë pajisjet që do të blihen nga Ministria e Shëndetësisë nga java e ardhshme me fondet e mbledhura nga llogaria e donacioneve për trajtimin e koronavirusit Kovid-19.

Për këtë informoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp ku theksoi se aktualisht janë të mbledhura rreth 90 milionë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne kemi bërë një analizë të hollësishme çka duhet të blihet nga pajisjet e reparteve infektive këtu në Shkup, në Klinikë, në spitalin “8 Shtatori” dhe në të gjitha repartet e tjera infektive në spitalet ku trajtohen këta pacientë. Dokumentacioni për atë që na nevojitet është gati dhe tashmë këtyre ditëve besoj se deri në fund të javës, ajo procedurë, në të cilën do të përdoren këto fonde nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë do të përdoren për të blerë pikërisht pajisje të këtillë”, tha Filipçe.


Ministri informoi se ndërkohë përdoren pajisjet mjekësore të dhuruara, siç janë maskat ​​dhe pajisjet tjera mbrojtëse, gjegjësisht gjithçka që përdoret në institucionet e shëndetit publik për trajtimin e pacientëve me Kovid-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori