LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, 244 punonjës të postës me kontratë kërkojnë zgjidhjen e statusit

Maqedoni, 244 punonjës të postës me kontratë kërkojnë zgjidhjen e statusit

Dhjetëra postierë me kontratë në vepër protestuan para Postës Qendrore në Shkup. Ata thonë se pas shpalljes së konkursit të ri për pranimin e 80 personave, rrezikojnë të mbeten pa punë. Kjo për shkak se të njëjtit nuk kanë të drejtë të aplikojnë në këtë konkurs. 63 të punësuarit, kërkesat e tyre i firmosën, por nuk u lejuan t’i dorëzojnë në drejtori me arsyetimin se drejtori është në udhëtim zyrtar.

“Revolta jonë në së shumti është që është hapur konkurs për vende të tjera pune që të pranohet të gjithë nga jashtë, por unë 8 vjet punoj në Postë dhe nuk janë në gjendje të na japin vendim. Hapen vende të reja për sportele a neve të gjithëve nuk na është plotësuar asnjë e drejtë e punës- thotë Besar Mamuti, Postier.

Postierët thonë se pagat e tyre nga 18 mijë denarë që kanë marrë në fillimi, prej vjetësh iu kanë shkurtuar nga 3 mijë denarë të gjithë të punësuarve me kontratë në vepër në nivel vendi. Ata thonë se statusi i tyre sipas Ligjit për marrëdhënie pune nuk u mundëson të përfitojnë as sigurim shëndetësorë e as fond pensional. Besart Mamuti tha se postierët tjerë nuk protestojnë për shkak të presioneve që u bëhen nga Institucioni.


“Në Postën e Maqedonisë jemi të punësuar më shumë se 240 persona që punojnë me kontratë pune. Nga puna që bëjmë nuk përfitojmë gjë tjetër veç se pagën që na kanë zvogëluar në 15 mijë denarë. Shumica nga ne jemi të punësuar më shumë se 5 vjet- shton Besar Mamuti, Postier.

Nga Postat e Maqedonisë nuk iu përgjigjën thirrjeve e as pyetjeve me shkrim. Postierët thonë se nëse në afat prej 8 ditësh nuk marrinë përgjigje për kërkesat e tyre, ata do të marrin masa tjera ligjore dhe do të vazhdojnë me protesta./alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=xHfl4lLrTYg

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori