Ministria e Administratës Publike (MAP), përmes një komunikate për media ka njoftuar se Departamenti për Administrimin e Shërbimit Civil (DASHC) si dhe Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) kanë bërë publike 19 data-sete me të dhëna të ndryshme për shërbimin civil dhe publik të Republikës së Kosovës në kuadër të zotimeve të Ministrisë së Administratës Publike për qeverisje të mirë, transparente dhe llogaridhënëse.
Këto të dhëna janë publikuar në portalin kombëtar për të dhëna të hapura (opendata.rks-gov.net) i cili menaxhohet nga MAP, përkatësisht nga Agjencia për Shoqëri të Informacionit (ASHI). Këto të dhëna do publikohen në formate të ndryshme, të cilat mundësojnë përpunimin e lehtë të tyre nga palët e interesuara. Përmes lidhësve në vijim mund të qaseni në të dhënat e hapura nga vetë MAP:
Të dhënat nga DASHC – http://opendata.rks-gov.net/organization/departamenti-i-administrimit-te-sherbimit-civil
Të dhënat nga IKAP – http://opendata.rks-gov.net/organization/map-instituti-i-kosoves-per-administrate-publike-ikap
Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar deklaroi se me hapjen e të dhënave për shërbimin civil dhe publik MAP po udhëheqë procesin e hapjes së të dhënave duke vendosur fillimisht një shembull të mirë. Më tutje Ministri Yagcilar sqaroi:
“Hapja e të Dhënave është një prioritet qendror i Ministrisë së Administratës Publike në kontekst të përpjekjeve për modernizim të administratës dhe një obligim shtetëror që rrjedh nga miratimi i Kartës për Hapje të të Dhënave në Maj të vitit 2016. Përfitimet nga hapja e të dhënave janë të shumta, duke ndikuar pozitivisht në efikasitetin dhe përmirësimin e administratës publike si dhe mbështetë rritjen ekonomike të sektorit privat. Krahas kësaj hapja e të dhënave ndryshon për të mirë mënyrën se si qeveria, biznesi dhe shoqëria komunikojnë dhe funksionojnë.”
Kujtim Gashi, drejtor i Agjencisë për Shoqëri të Informacionit (ASHI), e cila menaxhon portalin kombëtar për hapje të të dhënave, deklaroi se Agjencia synon që gjatë vitit 2018 të rrisë bashkëpunimin me të gjitha institucionet publike me qëllim që të rritet numri i të dhënave të publikuara në portal. Krahas kësaj ASHI do të fokusohet edhe në zhvillimin e kapaciteteve teknike nëpër institucione publike në mënyrë që hapja e të dhënave të jetë rezultat i një qasjeje sistematike dhe pjesë e kulturës së përditshme të punës së institucioneve deri në automatizimin e këtij procesi.
Erna Hasangjekaj, drejtoresha e Departamentit për Menaxhimin të Reformës së Administratës Publike deklaroi se hapja e të dhënave do të rris transparencën e institucioneve si jep informacion në lidhje me volumin e punës së vetë institucioneve. Gjithashtu, hapja e të dhënave do të ndikojë në zhvillimin e biznesit dhe inovacionit, shtoi Hasangjekaj.
Refike Sülçevsi, drejtoresha e Institutit të Kosovës për Administratën Publike (IKAP) me rastin publikimit të të dhënave nga ky institucion, deklaroi se IKAP është i përkushtuar për të mbështetur parimet e qeverisjes së mirë edhe transparente, prandaj edhe kemi bashkëpunuar me ASHI për publikimin e të dhënave për punën tonë. Të dhënat tregojnë se IKAP gjatë vitit 2017 ka trajnuar 3,625 pjesëmarrës në 553 ditë trajnimi përmes 114 kurseve të trajnimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij
Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij