Një nuancë rozë e çelur kombinohet lehtësisht me çdo stil

Pamela Anderson është sërish në qendër të vëmendjes, kësaj here, jo për fytyrën e saj natyrale pa grim që ka bërë bujë më parë, por për vendosjen e një tjetër trendi: manikyri i sezonit.


Aktorja ikonë është aktualisht pjesë e promovimeve për filmin “Naked Gun”, ku luan përkrah aktorit të njohur Liam Neeson. Atyre u mjaftoi një paraqitje në tapetin e kuq dhe një puthje e papritur, për të ndezur rrjetin dhe për të ngjallur thashetheme mbi një romancë të re të mundshme.

Ndërkohë që turneu për filmin vazhdon, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen: manikyri i Pamela Anderson. Në një nga daljet e saj të fundit, ajo zgjodhi një fustan të zi me pala dhe bel të theksuar, të kombinuar me një shall të lehtë elegant. Flokët me prerje bob valëzuese, tashmë stili i saj i dallueshëm, i dhanë pamjes një prekje moderne dhe të rafinuar.

Por ajo që bëri diferencën ishte pikërisht manikyri në ngjyrë rozë të çelur, një zgjedhje klasike që transmeton butësi, pastërti dhe elegancë, transmeton Telegrafi.

profimedia

Ky lloj manikyri është ideal për ditët e nxehta të verës: i lehtë për t’u përsëritur, i përshtatet çdo veshjeje dhe kursen kohë gjatë përgatitjes, pasi nuk keni pse ta ndryshoni shpesh ngjyrën e llakut.

Ngjyra rozë e butë është kthyer në një domosdoshmëri të këtij sezoni, qoftë në kombinim me rroba elegante apo me pamje më sportive.

/Telegrafi/