Çfarëdo forme dhe gjatësi të thonjve që preferoni, do të gjeni një mënyrë për t’u përshtatur me ngjyrat dhe dizajnet

Rihanna e zotëron mjeshtërisht formulën e stilit dhe për këtë nuk ka shumë dyshime! Gjatë Javës së Modës në Nju Jork, mes vorbullës së ngjarjeve, Rihanna bëri një paraqitje që i la të gjithë të flasin.


Këtë herë, këngëtarja është fotografuar duke u futur në një restorant, ndërkohë që dizajni klasik i thonjve french është detaji që ra menjëherë në sy.

Thonjtë në formë katrore dhe në versionin french kanë dominuar përgjatë viteve 2000, por këtë herë është Rihanna që rikthen versionin retro. Me sa duket, këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka vendosur që ta rikthejë këtë vjeshtë këtë trend për të gjitha femrat.

ririprim 947c9ba2ad2641218830c5337f67264a

Ndërkohë, ngjyrën kafe që thuhet se do të jetë një prej trendeve dominuese të sezonit, ajo ka zgjedhur që ta materializojë në fustanin e veshur.

Këpucët me takë elegante, aksesorët me diamante dhe plot shkëlqim, si dhe çanta në tonet e nuancave të tokës ishin detajet e tjera në tërësinë e dukjes së Rihanna-s.

GettyImages 2170743423 166350cc815d444386a4dbe6adfe1cfb

Por, nëse keni nevojë për më shumë ide përpara takimit tuaj me estetisten, ja disa propozime të lezetshme:

The classic white tip Nail trends to try In 2024 db15e5fa9f

785 0 66e406ca3ab8c

mini french

holiday french

double french