Heroi i Kroacisë në ndeshjen kundër Kosovës, Mario Mandzukic, ka refuzuar t’i japë rëndësi arritjes individuale në “Loro Boriçi”.

Sulmuesi i Juventusit shënoi het-trik në pjesën e parë, në ndeshjen të cilën përfaqësuesja e tij e fitoi me rezultat 6-0.


mariomandzukic1

Ai nuk kishte shënuar për kombëtaren e tij qe katër muaj, ndërsa këtë edicion akoma nuk e ka gjetur rrjetin me Bianconerët.

Sidoqoftë, sulmuesi ka qëndruar me këmbë në tokë dhe i ka vlerësuar vetëm tri pikët e ekipit të tij.

mariomandzukic

“Më e rëndësishme është se fitoi Kroacia”, është shprehur Mandzukic. /Telegrafi/

telegrafi sport app