LAJMI I FUNDIT:

Mancini: Spinazzola ishte mbrojtësi më i mirë në Euro 2020, ndaj Anglisë do të jetë ndeshje e bukur

Mancini: Spinazzola ishte mbrojtësi më i mirë në Euro 2020, ndaj Anglisë do të jetë ndeshje e bukur

Italia ka arritur në finalen e madhe të Kampionatit Evropian, Euro 2020.

Por keqardhja më e madhe për trajnerin e Azzurëve, Roberto Mancini është që mbrojtësi Leonardo Spinazzola nuk mund të luaj.

Mbrojtësi i majtë i Romës u lëndua në duel me Belgjikën në çerekfinale të Euro 2020, ku do të mbetet jashtë fushave për rreth gjashtë muaj.


E numri një i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini ka thënë se mbrojtësi i Romës ka qenë më i miri në Euro 2020.

Tekniku italian ndjen keqardhje që Spinazzola nuk do të mund të luaj në finale ndaj Anglisë.

“Një keqardhje e madhe që Spinazzola nuk mund të luajë në finale, por është fakt se ishte mbrojtësi më i mirë në Kampionatin Evropian”, tha Mancini.

Tutje italiani ka folur edhe për përballjen me Anglinë, ku ka deklaruar se do të jetë një ndeshje e bukur.

“Do të jetë një ndeshje e bukur, ato janë solide dhe kanë arritur deri këtu me meritë”, deklaroi Mancini.

“Unë gjithmonë kam menduar se mund të shkoj në fund, sepse gjithmonë besoj në gjëra pozitive, por mbi të gjitha djemtë besuan që nga momenti i parë, pasi nuk ishte e thjeshtë”, u shpreh tekniku italian.

Finalja e madhe mes Italisë dhe Anglisë do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 21:00 në Wembley. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori