Roberto Mancini aktualisht është i papunë por po merr një pagë të majme nga Interi.

Trajneri italian ka në mendje si duket drejtimin e Kombëtares së Italisë dhe këtë e ka pranuar haptazi.


Në një prononcim për Corriere Dello Sport, Mancini ka thënë se është në pritje.

“Do të më pëlqente shumë që një ditë ta drejtoj Kombëtaren e Italisë. Do të jetë një nder i madh”.

“Aktualisht jam në pritje të përfundimit të kualifikimeve pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Mancini. /Telegrafi/

telegrafi sport app