Manchester Unted kthehet te fitoret edhe në Ligën Premier, mposht bindshëm Leicesterin

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Leicester me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.
Ndeshja nisi shumë mirë për Djajtë e Kuq që arritën të shënonin në fillim.
Amad Diallo asistoi te Bruno Fernandesi cili shënoi për 1-0 në minutën e 17-të .
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, një goditje e Fernandes u devijua nga Victor Kristiansen për të përfunduar në rrjetë për 2-0.
Në shumicën e kohë s në pjesën e dytë , Manchester United e ruajti rezultatin e krijuar nga pjesa e parë.
Në minutë n e 82-të u sigurua fitorja e vendasve, kur Fernandes asistoi te Alejandro Garnacho që shënoi për 3-0.
Me këtë fitore Manchester United ngjitet në vendin e 13-të me 15 pikë. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore

Nga
Telegrafi
10/11/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































