LAJMI I FUNDIT:

Manchester United fiton me rezultat bindës ndaj Leicester Cityt

Manchester United fiton me rezultat bindës ndaj Leicester Cityt

Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Leicester Cityt në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit anglez. 

Rastin e parë serioz e patën mysafirët të cilët në minutën e 24-të e goditën shtyllën përmes Christian Eriksen. 

Golin e epërsisë Unitedi e gjeti në minutën e 28-të pas një veprimi të bukur individual të Rasmus Hojlund i cili shënoi për 1-0 brenda zonës. 


‘Djajtë e Kuq’ shënuan golin e dytë në minutën e 57-të përmes Alejandro Garnachos, por VAR-i e aunloi atë për pozicion jashtë loje. 

Megjithatë, sulmuesi argjentinas shënoi sërish këtë herë në minutën e 67-të duke mposhtur portierin vendas në cepin e tij të djathtë për rezultatin 2-0. 

Goditjen përfundimtare Leicester Cityt ia dha Bruno Fernandes i cili në minutën e 90-të realizoi për 3-0 pas asistimit nga Diogo Dalot.

Me këtë fitore United shkon në kuotën e 37 pikëve dhe ia del që të ngjitet në pozitën e 13-të në Ligën Premier. 

Pas pushimit me kombëtare ata do të kenë një punë të vështirë pasi do të luajnë në udhëtim ndaj Nottingham Forestit në formë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori