Site icon Telegrafi

Manchester United dhe Tottenham vihen pas Lovro Majer, e shohin si pasardhës të Luka Modric

Klubet e njohura angleze, Manchester United dhe Tottenham kanë dërguar skautët në Francë për të ndjekur nga afër talentin kroat Lovro Majer.

Majer kaloi në Rennes nga Dinamo Zagreb sezonin e kaluar për 12 milionë euro dhe qysh atëherë çmimi i tij është rritur ndjeshëm.

Ai u bë anëtar i përhershëm i Kombëtares së Kroacisë, me të cilën fitoi medaljen e bronztë nga kampionati i kaluar botëror.

Deri më tani, ai ka shënuar tetë gola dhe ka regjistruar 12 asistime për Rennes.

Manchester United dhe Tottenham e kuptojnë që kanë të bëjnë me një talent të mad, i cili shihet si pasardhës i denjë i Luka Modricit.

Ata kanë dërguar skautët e tyre, por në garë mbeten edhe PSG dhe Atletico Madrid, ndërsa klubi i tij do 40 milionë euro për ta lënë të lirë. /Telegrafi/

https://youtu.be/BPN3NzD8HaM

Exit mobile version