Manchester City e ka siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt, ndërsa do të luajë kundër Hoffenhaimit që është në vendin e fundit.

Pep Guardiola  që e ka siguruar edhe pozitën e parë mund të pushojë disa nga lojtarët kryesorë.

Foden, Zinchenko dhe Sane mund të luajnë nga minuta e parë.

GettyImages 1071800138 Pamje nga stërvitja e fundit . (Photo by Nathan Stirk/Getty Images)

Ederson pritet të jetë në portë, ndërsa Kompany dhe Otamendi do të luajën  në qendër.

Në anën tjetër te Hoffenhaim shpresojnë në një rezultat baras mes Shakhtar e Lyon, ku pastaj një fitore do t’i dërgonte tutje në mesin e më të mirave.

GettyImages 1071835582 Hoffenheim . (Photo by Nathan Stirk/Getty Images)

Po ashtu gjermanët janë në ‘luftë’ edhe për vendin që dërgon në Ligën e Evropës.

Hoffenhaim pritet të luajë në sulm me Kramaric, Joelinton e Belfodil. /Telegrafi/  


Formacionet e mundshme Manchester City: Ederson; Ëalker, Kompany, Otamendi, Zinchenko; B Silva, Gündogan, Foden; Mahrez, Jesus, Sané.

Hoffenheim: Baumann; Hubner, Bicakcic, Adams; Kaderabek, Grillitsch, Schulz, Zuber, Kramaric; Joelinton, Belfodil.


telegrafi sport app