Telegrafi

“Manchester City është ekipi më i mirë në botë, luan futboll më mirë” – Rodrigo flet për finalen dhe mënyrën si erdhën deri aty

Rodrygo Goes ka dhënë një intervistë për GQ Hype para finales së Ligës së Kampionëve, ku braziliani beson se Real Madrid tashmë ka lënë pas rivalin e tij më të vështirë, që ishte Manchester City.

Ai e konsideron Borussia Dortmundin si një kundërshtar të vështirë në ndeshjen vendimtare, duke mos e llogaritur Real Madridin si favorit.

“Të jem i sinqertë, ne e dinim se ata ishin më të mirë. Për mua ata janë ekipi më i mirë në botë, ai që luan futbollin më të mirë. Mendoj se rivali më i vështirë tashmë është larguar, por kjo nuk do të thotë se është do të jetë e lehtë tani të fitojmë finalen. Me Bayernin ishte shumë e vështirë dhe me Borussia do të jetë gjithashtu shumë e vështirë”.

“Thuhet se Real Madridi nuk humbet kurrë në finale dhe shpresoj të jetë sërish kështu, gjithmonë e kam parë Real Madridin të fitojë të gjitha finalet dhe shpresoj që të vazhdojnë kështu”.

“Unë gjithmonë them që një finale është 50/50. Sigurisht duke qenë Madridi ata gjithmonë na vendosin si favorit, por për mua është ende 50/50”, ka thënë Rodrygo.

Finalja zhvillohet në Wembley të shtunën nga ora 21:00. /Telegrafi/