LAJMI I FUNDIT:

Manastiri i Graçanicës si këmbimore, ‘thyen’ eurot për dinarë

Manastiri i Graçanicës si këmbimore, ‘thyen’ eurot për dinarë

Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë, mirëpo qëllimet e manastireve në Kosovë duket se kanë marr kahje tjetër, nga ajo që do të duhej të bënin. Të paktën në Banjskë e Graçanicë, manastiret janë shndërruar në vende ku zhvillohen veprimtari ilegale e terroriste.

Dinari qarkullon lirshëm, u kryen blerje e madje nga euro në dinarë, KIKS Kosova me lehtësi e bëri konvertimin në Manastirin e Graçanicës.

Pasi ekipi i KIKS-it misionin e parë e kreu me sukses, pra konvertimin e euros në dinarë, atëherë radha ishte që të kuptonin a po qarkullon kjo kartëmonedhë. Stacioni i parë ishtë një barnatore.


Paracetamolët u morën e madje ekipi i KIKS-it as nuk u pyet nga punëtorja se a kamë euro, por pati prej atyre që thanë se nuk guxojnë ta marrin pasi është ilegale.

Direksioni i radhës ishte: minimarketi.

Pas tentimit në market, ekipi i KIKS Kosova vazhdoi tek kafeneja e cila ndodhet jo larg qendrës së qytetit. Edhe pse punëtori i kafenesë tha që është ilegale, dinarin e futi në xhep, pasi ua përgatiti një espresso.

Jo larg Prishtinës, u pa që bizneset në Graçanicë po kryejnë veprimtari ilegale. Ekipi i mori dinarët, bleu paracetamol e kafe pa pikë problem, në pikë të ditës.

Ekipi i KIKS Kosovës do të vazhdojë të përcjellë edhe qytetet e tjera të banuara me shumice serbe se a po qarkullon ende dinari në këto pjesë të Kosovës.

Kujtojmë se me vendim të Qeverisë së Kosovës, dinari serb u ndalua për qarkullim brenda Republikës së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria zvicerane me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova: Autori fillimisht ishte përballur me pronaren e shtëpisë

Prokuroria zvicerane me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova: Autori fillimisht ishte përballur me pronaren e shtëpisë

Lajme
Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

Lajme
Përurohet pikë-kalimi i përbashkët kufitar Hani i Elezit - Bllacë, Kurti: Do të lidhen edhe më shumë dy shtetet tona

Përurohet pikë-kalimi i përbashkët kufitar Hani i Elezit - Bllacë, Kurti: Do të lidhen edhe më shumë dy shtetet tona

Lajme
SHBA drejt miratimit të një rezolute historike për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë, Osmani falënderon Kongresin

SHBA drejt miratimit të një rezolute historike për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë, Osmani falënderon Kongresin

Lajme
Kërkohet burgimi i babait e gjyshes në Berat, detyruan djalin të postojë video banale

Kërkohet burgimi i babait e gjyshes në Berat, detyruan djalin të postojë video banale

Lajme
Përleshen në një diskotekë në Prishtinë 5 vajza, në ikje e sipër aksidentojnë policen

Përleshen në një diskotekë në Prishtinë 5 vajza, në ikje e sipër aksidentojnë policen

Kronika e Zezë
Kalo në kategori