Rey Manaj ka arritur të gjejë golin në ditën e sotme në triumfin 2-0 të Spezia ndaj Cagliarit.
Për shqiptarin ky ishte goli i katërt në Serie A në këtë sezon, duke i dhënë një dorë të mirë skuadrës së tij në luftën për mbijetesë.
25-vjeçari foli pas ndeshjes për mikrofonin e “DAZN”, teksa e cilësoi duelin e sotëm si një përballje që vlente 9 pikë.
“Ishte një ndeshje që e prisnim me padurim. Vinim nga 4 humbje radhazi dhe ishte shumë e rëndësishme që të merrnim pikë”.
“Ishte një sfidë që vlente 9 pikë, por tani duhet të jemi të përqendruar për sfidën e ardhshme”.
“Skuadra bëri një ndeshje pozitive, gjetëm rrjetën dhe morëm 3 pikë. Duam ta arrijmë objektivin për të qëndruar në Serie A”.
“Duhet t’u jemi mirënjohës tifozëve që na kanë mbështetur gjithmonë, edhe kur kemi humbur ndeshjet”.
🦅🦅🦅 pic.twitter.com/ykdKqRQ0Qs
— Spezia Calcio (@SpeziaCalcio) March 12, 2022
“Ne japim 100% në fushën e lojës për ta. Duhet të shohim ecurinë e Spezias dhe nuk na interesojnë aspak skuadrat e tjera”, u shpreh Manaj. /Telegrafi/