Rey Manaj më në fund ka gjetur rrugën drejt golit në Spanjë.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e parë me Granadën në Segunda Division.


GettyImages 501468986 Foto: Getty Images

E gjitha kjo në fitoren ndaj Numancias me rezultat 1-3 dhe sulmuesi shqiptar shënoi në minutën 90-të.

Me skuadrën spanjolle i huazuari nga Interi është paraqitur në pesë takime, pothuajse të gjitha i ka filluar nga banka rezervë.

Manej me herët ishte i huazuar te Pisa ku në 17 takime shënoi dy gola. Ashtu si te Pescara ku shënoi dy gola, por në 12 ndeshje.

GettyImages 610376574 . Foto: Getty Images

Granda ka të drejtën e blerjes dhe në rast të paraqitjeve të mira kjo edhe mund të ndodh.

Aktualisht klubi i sulmuesit shqiptar renditet i dyti në kampionatin e dytë spanjoll me 19 pikë nga 11 takime.

Në vendin e parë është Osasuan me 20 pikë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x65meq7