LAJMI I FUNDIT:

Man Utd mëson nga gabimi me Ten Hag dhe bën dy ndryshime të mëdha në kontratën e Amorim

Man Utd mëson nga gabimi me Ten Hag dhe bën dy ndryshime të mëdha në kontratën e Amorim

Manchester United ka bërë dy ndryshime të mëdha në kontratën e Ruben Amorim, diçka që nuk ishte parë në krahasim me Erik Ten Hag.

United njoftoi sot (e premte) se Amorim do të bëhet zëvendësuesi i përhershëm i Ten Hag në ‘Old Trafford’, pasi holandezi u shkarkua më herët gjatë kësaj jave.

Ai ka nënshkruar një kontratë për dy vite e gjysmë me ‘Djajtë e Kuq’, të cilën klubi mund ta zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë.


Daily Mail ka raportuar se Unitedi ka paguar 1 milionë euro krahas klauzolës së lirimit të Amorim prej 8.3 milionë eurosh për të siguruar më herët largimin e tij.

Në fakt, titulli i punës së Amorim do të jetë trajner kryesor dhe jo menaxher, titull të cilin e mbante Ten Hag gjatë kohës së tij në ‘Old Trafford’.

Kjo shënon një ndryshim të madh në klub pas ardhjes së Sir Jim Ratcliffe në shkurt dhe promovimit të një strukture të re të udhëhequr nga drejtori sportiv Dan Ashëorth.

Gazetari Ben Jacobs ka raportuar se Amorim nuk e ka të drejtën e vetos për transferime njësoj si Ten Hag.

Ten Hagu kishte pasur të drejtën e vetos për çdo transferim tek Unitedi, një fuqi të cilën ai e mbajti edhe pasi nënshkroi një kontratë të re me klubin në verë.

Por Amorim nuk do të ketë një luks të tillë, duke shënuar kështu një ndryshim të madh në mënyrën se si merren vendimet brenda klubit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

La Liga
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Kalo në kategori