LAJMI I FUNDIT:

Man Utd konfirmon pasuesin e përkohshëm të Solskjaerit

Man Utd konfirmon pasuesin e përkohshëm të Solskjaerit

Manchester Unitedi ka konfirmuar se pasues i përkohshëm i të larguarit, Ole Gunnar Solskjaer, do të jetë legjenda Michael Carrick.

Drejtuesit e klubit nga Old Trafford kanë vendosur sot (e diel) të ndajnë përfundimisht rrugët me norvegjezin Solskjaer.

Shkarkimi i Solskjaerit erdhi pas një morie rezultatesh negative, ndërsa kupa u mbush pas humbjes turpëruese 4-1 nga Watford të shtunën.


Zyrtare: Man Utd shkarkon Solskjaerin
Lexo po ashtu Zyrtare: Man Utd shkarkon Solskjaerin

Megjithatë, drejtuesit e Unitedit kanë vendosur për një pasues të përkohshëm dhe jo një trajner të përhershëm.

Bëhet fjalë për legjendën Carrick, i cili do ta drejtojë skuadrën deri në momentin kur drejtuesit gjejnë trajnerin e ri.

“Michael Carrick tani do të marrë drejtimin e ekipit për ndeshjet e ardhshme, ndërsa klubi kërkon të emërojë një menaxher të përkohshëm deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e Unitedit.

Ndryshe, Carrick ishte ndihmës i Solskjaerit gjatë punës së këtij të fundit si trajner i parë i ekipit nga Old Trafford. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liga e Kombeve/ Kosovë 1-1 Islandë, Lumbardh Dellova zhbllokon ndeshjen, islandezët barazojnë shpejtë

Liga e Kombeve/ Kosovë 1-1 Islandë, Lumbardh Dellova zhbllokon ndeshjen, islandezët barazojnë shpejtë

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Dy gola për tre minuta në ndeshjen Kosovë-Islandë

Dy gola për tre minuta në ndeshjen Kosovë-Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Pak orë para ndeshjes me Holandën, De la Fuente befason Raul Asencion

Pak orë para ndeshjes me Holandën, De la Fuente befason Raul Asencion

Përfaqësueset
Përfundojnë 45 minutat e parë me dy gola në duelin Kosovë-Islandë

Përfundojnë 45 minutat e parë me dy gola në duelin Kosovë-Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Wirtz refuzon kalimin te Man City, ka vendosur për një tjetër klub të madh evropian

Wirtz refuzon kalimin te Man City, ka vendosur për një tjetër klub të madh evropian

Bundesliga
Kalo në kategori