Site icon Telegrafi

Man Utd gati ta largojë Antonyn – janë të gatshëm të humbasin 75 milionë euro

Anësori brazilian, Antony prej kohësh nuk pëlqehet te Manchester United dhe me ardhjen e Ruben Amorim ai është bërë përfundimisht i tepërt në klub, por disa klube kandidatë për lojtarin, shkruan Sky Sports dhe Goal.

Në krye të listës janë Real Betisi dhe Olympiacos dhe përmendet mundësia e një transferimi klasik, por edhe si huazim me të drejtë blerjeje, që sipas disa burimeve do të shkonte në rreth 20 milionë euro.

Kjo do të thotë se Manchester United do të humbiste 75 milionë euro nga braziliani pasi klubi anglez e bleu atë nga Ajax për 95 milionë euro.

Olympiacos thuhet se po e humb gradualisht garën sepse Antony nuk është i sigurt nëse dëshiron të luajë në Greqi dhe Man United do të preferonte ta shesë atë menjëherë dhe kështu të lirojë fonde për transferimet e ardhshme tashmë në janar.

Përveç gjigantit grek dhe Real Betis, raportohet se ka disa klube të tjera të interesuara për lojtarin që nuk i përmbushi pritshmëritë në Manchester United.

 

Çmimi i tij ka rënë në Transfermarkt dhe tani vlen 20 milionë euro, aq sa vlente pesë vjet më parë kur luante për Sao Paulon.

Antony shënoi vetëm një gol këtë sezon dhe u shfaq në 12 ndeshje, kryesisht nga stoli. /Telegrafi/

Exit mobile version