LAJMI I FUNDIT:

Man United tani ka një plan për të mbuluar mungesën e Onanas në janar

Man United tani ka një plan për të mbuluar mungesën e Onanas në janar

Manchester United tashmë janë pajtuar me faktin se do ta humbasin në Andre Onanan, i cili do të luajë në Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON) në janar ani pse ai ende nuk ka marrë një vendim në final nësë do të luajë nëse e fton Kameruni.

Trajneri i Man United, Erik Ten Hag, është duke e planifikuar të ardhmen e afërt pa Onanan për gjatë kohës sa do të luhet turneu i cili do të nis në Bregun e Fildishtë me 13 janar dhe do të zgjasë deri me 11 shkurt.

27-vjeçari mund të humbasë deri në katër ndeshje të Ligës Premier nëse Kameruni arrin në finale.


Ten Hag nuk është informuar ende zyrtarisht, por holandezi sipas burimeve e ka mirëkuptuar situatën dhe do ta lejojë Onanan të marrë personalisht vendimin nëse do të bëhet pjesë apo jo.

Unitedit iu bë e ditur gjatë negociatave për blerjen e Onanas nga Interi se ai gjatë verës është pensionuar nga futbolli me kombëtare duke mos marrë kështu pjesë në Kupën e Botës në Katar.

Që atëherë, ai u rikthye në ekip për të ndihmuar Kamerunin për t’u kualifikuar në Kupën e Afrikës dhe është përzgjedhur për  të luajtur në kualifikimet e Botërorit 2026 ndaj Libisë dhe Mauritius gjatë pushimit të nëntorit.

United beson se ata janë të gatshëm të përballojnë largimin e mundshëm të Onanas pas nënshkrimit me porterin turk Altay Bayindir nga Fenerbahce gjatë verës.

25-vjeçari ende nuk ka debutuar me “Djajtë e Kuq” por burime brenda klubit kanë thënë se ai e ka impresionuar stafin me paraqitjet dhe sjelljen e tij në klub.

Humbja e portierit të parë do të ishte një kokëdhimbje për Ten Hag, i cili tashmë është duke u ballafaquar me një listë të gjatë të lëndimeve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori