Formacionet zyrtare, Man United - Stoke City, Shaqiri titullar
Manchester United dhe Stoke City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin anglez.
Djajtë e Kuq janë nikoqir të Potters në ndeshjen e fundit të vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.
Skuadra e Jose Mourinhos është në një seri pozitive rezultatesh në kampionat dhe dëshirojnë të vazhdojnë edhe në ndeshjen e sotme në Old Trafford.
Në anën tjetër, mysafirët e Stoke Cityt janë zhytur në pozitat e fundit në tabelë dhe do të ishin kënaqur me një barazim nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mundshme, ku te Stoke si titullar luan edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri.
Man Utd: De Gea; Valencia, Jones, Smalling, Shaw; Matic, Pogba; Mata, Lingard, Martial; Lukaku.
































