Man City ndalet në shtëpi nga Evertoni

Manchester City nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Evertonit në shtëpi në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas e ka lëshuar një mundësi ideale për t’iu ofruar edhe më shumë liderit, Arsenalit, pasi kanë barazuar në Etihad.
Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominim absolut të vendasve, të cilët përveç se krijuan shumë raste, arritën te shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 24-të me anë të Erling Haaland, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Riyad Mahrez.
Në pjesën e dytë, përsëri City ishte skuadër më e mirë, por mysafirët ishin më konkret duke gjetur golin.
Ishte Damarai Gray, i cili shënoi në minutën e 64-të për barazimin 1-1 dhe deri në fund ky rezultat mbeti i pandryshuar.
Pas këtij barazimi, Qytetarët e shohin veten në pozitën e dytë me 36 pikë, ndërsa Toffes në vendin e 16-të me 15 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, City luan në udhëtim te Chelsea, teksa Evertoni e pret Brightonin. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1609225154504130562

















































