Man City mposhtet në shtëpi nga Tottenhami

Manchester City është mposhtur në shtëpi nga Tottenham Hotspur me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Ligës Premier.
Ekipi i Pep Guardiolës nuk ka arritur të vazhdoj me fitore në kampionat, pasi është mposhtur në Etihad nga ekipi i Thomas Frank.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë dhe raste të barabarta nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm mysafirët që shënuan dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 35-të me anë të Brennan Johnson, i cili shënoi për 0-1, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë ishte Joao Palhinha që shënoi për 0-2.
Në pjesën e dytë, Guardiola bëri shumë ndryshime në tentim për t’u rikthyer, por pa pasur sukses, pasi Spurs përveç se u mbajt mirë pati edhe shumë raste.
Megjithatë, portat mbeten të paprekura në 45 minutat e dytë dhe ndeshja u mbyll me fitoren 2-0 të Tottenhamit.
Në ndeshjen e xhiros së tretë, City është mysafir i Brightonit, teksa Spurs e pret në shtëpi Bournemouthi. /Telegrafi/











































