LAJMI I FUNDIT:

Man City i kthehet fitores, triumfon me lehtësi ndaj Brightonit

Man City i kthehet fitores, triumfon me lehtësi ndaj Brightonit

Manchester City ka fituar pa shumë vështirësi ndaj Brightonit me rezultat 3-1 në ndeshjen e javës së 13-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas i është kthyer fitores në Ligën Premier pas humbjes nga Liverpooli, pasi tani ka mposhtur Brightonin në Etihad.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën t’i shënojnë edhe dy gola.


Goli i parë erdhi në minutën e 22-të me Erling Haaland, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit të portierit Ederson, ndërsa norvegjezi shënoi edhe golin e 2-0 në minutën e 43-të nga penalltia.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë me e barabartë, me mysafirët të cilët ngushtuan epërsinë duke u kthyer në lojë, por vendasit më pas gjeten golin e sigurisë.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 53-të me Leandro Trossard, i cili ngushtoi epërsinë në 2-1, por Kevin de Bruyne (75’) me një supergol nga distanca vulosi fitoren 3-1.

Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e dytë me 26 pikë apo një më pak se Arsenali i pari, ndërsa Brightoni zë vendin e tetë me 15 pikë.

Në ndeshjen e radhës, City luan në udhëtim te Leicester City, teksa Brightoni e pret Chelsean. /Telegrafi/

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1583826393481506816

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1583839198448340992

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1583845411474706432