Manchester City dhe Marseille kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Qytetarët janë nikoqir të francezëve në ndeshjen e fundit të Grupit C, takim ku vendasit kërkojnë vendin e parë, ndërsa mysafirët të tretin.


Ekipi i Pep Guardiolas ka siguruar tashmë kualifikimin, por synon rezultat pozitiv për të mbetur i pari.

Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu duan rezultat pozitiv për të marrë vendin e tretë që i dërgon në Ligën e Evropës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me disa ndryshime në formacionet titullare.

Man City: Steffen; Walker, Eric Garcia, Laporte, Ake; Foden, Fernandinho, Gundogan; Mahrez, Ferran Torres, Bernardo SilvaMarseille: Mandanda; Sakai, Alvaro, Balerdi, Nagatomo; Sanson, Kamara, Gueye; Thauvin, Germain, Payet./Telegrafi/

telegrafi sport app