Manchester City është i gatshëm të dërgoj ofertën e parë të madhe për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

City është i etur për të gjetur një qendërmbrojtës të fortë pas largimit të ish-kapitenit Vincent Kompany te Anderlecht.


Mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire është një objektiv i madh, megjithëse Dhelprat po dëshmohen si negociatorë kokëfortë.

Kështu, sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, City është i gatshëm të lëviz për Koulibalyn si një alternativë reale.

Kampionët anglezë janë të gatshëm të bëjnë një ofertë fillestare prej 100 milionë eurosh për reprezentuesin e Senegalit. /Telegrafi/

telegrafi sport app