LAJMI I FUNDIT:

Man City gjen rrugën tek fitoret, mposht në udhëtim Leicester Cityn

Man City gjen rrugën tek fitoret, mposht në udhëtim Leicester Cityn

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Leicester Cityt në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit anglez. 

Kërcënimi i parë serioz erdhi nga Erling Haaland i cili në minutën e tetë bëri një gjuajtje të fortë, por portieri vendas bëri një pritje brilante për t’ia mohuar golin. 

Rasti i parë për vendasit erdhi në minutën e 20-të me Jamie Vardyn, të cilit ia mohoi golin Stefan Ortega. 


Golin e epërsisë City e gjeti në minutën e 21-të përmes Savinhos i cili shënoi për 1-0 në atë që ishte goli i tij i parë për ‘Qytetarët’. 

Leicester City pati mundësinë që të barazojë rezultatin në minutën e 39-të, por gjuajtja me kokë e Facundo Buonanotte goditi shtyllën e majtë. 

Një tjetër rast serioz e pati edhe Vardy në minutën e 68-të por gjuajtja e tij shkoi mbi traversë. 

Për epilogun përfundimtar të takimit u përkujdes Erling Haaland i cili në minutën e 78-të shënoi me kokë në portën e zbrazët për 2-0 pas asistimit të Savinhos. 

Kjo ishte fitorja e parë për Cityn pas pesë ndeshjesh pa shijuar triumfin, teksa momentalisht renditen në pozitën e pestë me 31 pikë, 11 më pak se lideri Liverpooli që ka 42 sosh./Telegrafi/ 

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Ndërkombëtare
Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

La Liga
Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

La Liga
Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

Premier League
Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Përfaqësueset
Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Premier League
Kalo në kategori