Manchester City ka fituar në udhëtim te West Hami me rezultat të thellë 4-1.

Skuadra e Pep Guardiolas ka vazhduar me fitore edhe përkundër shpalljes kampion disa gjiro më parë.


Pjesa e parë u dominua nga mysafirët e Cityt të cilët arritën t'i shënojnë edhe dy gola, kundrejt një tjetri të vendasve.

Ishte ylli gjerman, Leroy Sane, i cili shënoi në minutën e 13-të një supergol për 0-1, ndërsa në minutën e 27-të Pablo Zabaleta shënoi në portën e tij për 0-2.

Man City Sane Leroy Sane (Getty Images)

Ishte Aaron Cresswell, i cili në minutën e 42-të shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, duke shkuar në pushim me rezultat 2-1.

Në pjesën e dytë, City arriti të shënoj edhe dy gola tjerë për të vulosur fitoren, ku goli i 3-1 erdhi në minutën e 52-të nga Gabriel Jesus.

Gabriel Jesus Gabriel Jesus (Getty Images)

Kapiteni Fernandinho vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 4-1 në minutën e 65-të pas një asistimi nga Raheem Sterling.

Fernandinho Fernandinho (Getty Images)

Pas kësaj fitore, City ka plot 90 pikë në pozitën e parë, ndërsa Çekanët zënë vendin e 15-të me 35 pikë. Në ndeshjen e radhës, City e pret Huddersfieldin, ndërsa West Hami udhëton te Leicester City. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app