LAJMI I FUNDIT:

Man City fiton pa probleme ndaj Plymouth në FA Cup

Man City fiton pa probleme ndaj Plymouth në FA Cup

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Plymouth në kuadër të 1/8-tës së FA Cup.

Të parët që kaluan në avantazhin ishin mysafirët që realizuan për 1-0 përmes Maksym Taloviero i cili ishte i saktë me kokë.

Vendasit ia dolën të barazojnë shifrat në çastet e fundit të pjesës së parë përmes Nico O’Reilly që shënoi për 1-1 pas asistimit të Kevin De Bruyne.


De Bruyne iu afrua seriozisht golit në minutën e 68-të, por gjuajtjen e tij të fortë e priti për mrekulli portieri mysafir.

Për t’i dhënë ‘Qytetarëve’ epërsinë për herë të parë në këtë takim, në skenë doli sërish O’Reilly që realizoi për 2-1 me kokë në minutën e 76-të.

Ndërkohë për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes Kevin De Bruyne i cili në minutën e 90-të realizoi për 3-1 pas asistimit të Erling Haaland.

Të besuarit e Pep Guardiolës tani do të kthejnë vëmendjen në kampionat, ku në vikend do të luajnë në udhëtim ndaj Nottingham Forest./Telegrafi/